“E kanë një zor të madh”, Miftaraj komenton veprimet e partive pak para mbylljes së balotazhit

Aktuale

“E kanë një zor të madh”, Miftaraj komenton veprimet e partive pak para mbylljes së balotazhit

Nga: M.L. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:09
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, komentoi veprimet e partive politike të cilat në orët e fundit po u bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Sipas tij, këto veprime nënkuptojnë që partitë e kanë një zor të madh.

Ai i ftoi subjektet që si fitoren ashtu edhe humbjen ta marrin me sportivitet.

“Partitë që në mënyrë të organizuar dalin me thirrje për të votuar pas orës 17, po të jep me nënkuptuar se janë duke humbur, dhe e kanë një zor të madh.

S`ka lidhje kush fiton apo humb, sepse në fund të fundit është vullneti i qytetarëve.

Merreni me sportitivitet si fitoren ashtu dhe humbjen”, shkroi Miftaraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat