Përfundon votimi, Alban Hyseni i LVV-së fiton në Gjilan

Aktuale

Përfundon votimi, Alban Hyseni i LVV-së fiton në Gjilan

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:09
Alban Hyseni

Sipas të dhënave të KQZ-së tashmë janë numëruar 100% e votave edhe në Komunën e Gjilanit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, e ka fituar këtë komunë me 51.03%, ose  21 mijë e 374 vota.

Kurse kundër kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka marrë 48.97% të votave, ose 20 mijë e 515.

Disa momente më parë, Haziri pranoi humbjen dhe uroi Hysenin për fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat