Çka tha Driton Ajazi pas humbjes në Drenas?

Aktuale

Çka tha Driton Ajazi pas humbjes në Drenas?

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 00:18
Driton Ajazi

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi, ka thënë se që nga fillimi e ka ditur që ka qenë një garë e pa barabartë.

Kjo sipas tij sepse ka pasur kundër kandidatin nën logon e PDK-së, me gjithë infrastrukturën kundrejt tij që ka qenë nga zeroja.

“Në të njëjtën kohë ata e kanë pas edhe mbështetjen nga strukturat qendore, gati çdo ditë sidomos nga pjesa e balotazhit, po shtoja këtu edhe çështjen që ata qeverisin tash e pesë vjet. Dhe pikërisht në muajin tash elektoral ndërmjet dy palë zgjedhjeve, atij të fazës së parë 17 tetor dhe tani pjesës së balotazhit më 14 nëntor, janë zhvilluar dhjetëra projekte infrastrukturore, pa kurrfarë mbikëqyrje kurrfarë kriteri, vetëm të përfitohet në votë elektorale.” u shpreh Ajazi para mediave.

Tutje ai thotë se beson që këto e përcaktuan procesin dhe ia uroi fitoren kundër kandidaitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat