“Mjafton që nuk kemi liderë në krye të shtetit që kanë vra shqiptarë, emrat e vrasësve i dinë ndërkombëtarët”

Aktuale

“Mjafton që nuk kemi liderë në krye të shtetit që kanë vra shqiptarë, emrat e vrasësve i dinë ndërkombëtarët”

Nga: N. Sh. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 09:50
Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, kanë thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë duke veprkuar ashtu siç u ka hije drejtuesve të shtetit.

Ata shkruajnë se tash po kthehet respekti në arenën ndërkomëbtare.

Sipas tyre, Kosova po i respekton marrëveshjet ndërkombëtare edhe pse ka vend për korigjim.

Atyre u mjafton që në krye të shtetit nuk kemi liderë që kanë vra shqiptarë.

Sipas familjes Imeri, emrat e vrasësve përveç që i dinë 2 milionë shqiptarë, ata emra i din edhe bashkësia ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i familjes së Haki Imerit:

Se Kosovës po i kthehet respekti në arenën ndërkombëtare kjo po shihet çdo ditë. Liderët e Kosovës, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë duke vepruar ashtu siç u ka hije drejtuesve të shtetit. Po i respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare anise ka vend edhe më tutje për korigjim.

Mjafton që kemi liderë në krye të shtetit që nuk kanë vra shqiptarë, nuk kanë plaçkitë në emër të gjakut dhe luftës për liri ...

-  ata që kanë vra e vjedhë, atyre u duhet patriotizmi i rremë për të mbuluar vrasjet dhe vjedhjet për të ndërtuar një profil fallco në mënyrë që ta mashtrojnë veten dhe qytetarin, por e vërteta është se ata as nuk mund ta mashtrojnë qytetarin as vetvetën...

Tani kush janë vrasësit dhe hajdutet që kishin kapur shtetin për dy dekada , këtë nuk kemi nevojë ta themi se këtë e dinë 2 milionë qytetarët e Kosovës, këtë e din edhe bashkësia ndërkombëtare etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat