“S’e njoh Glaukun kështu”/ Kadaj-Bujupi befasohet nga Konjufca

Aktuale

“S’e njoh Glaukun kështu”/ Kadaj-Bujupi befasohet nga Konjufca

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:41
Donika Kadaj-Bujupi

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi thotë se është befasuar nga diskursi i Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Konjufca gjatë fushatës zgjedhore e akuzoi Qëndron Kastratin për mbyllje të shkollave.

“Qëndroni ka paguar një kosto për vendimet jopopuliste por që kjo në sytë e të gjithë atyre që ja duan në të mirën, jo veç Kamenicës, por edhe Kosovës, e ngrit, pavarësisht që e ka humb ndoshta një betejë. Mendoj se me vullnetin dhe guximin që e ka treguar ka me fituar në të ardhmen një luftë më të madhe. Ka qenë një rast kur kanë qenë të gjithë kundër tij”, tha Kadaj-Bujupi.

“Glauku po më befason me diskursin se s’e njoh Glaukun kështu, por nganjëherë fushatat e nxjerrin anën më të keqe të njerëzve, sepse ne jemi të gjithë politikanë dhe e dijmë që na ndodh nganjëherë”, tha ajo.

“Ka qenë e çuditshme me fitu pasi ka qenë një makineri kundër tij. Mendoj se më së shumti ka humbur Kamenica në rend të parë. Mirë që zgjedhjet janë cikël dhe do të ketë raste të tjera dhe bëhet krahasimi ndërmjet qeverisjes reformatore i cili Kamenicën e ka sjell në hartë për shkak të punëve të tij të mira”, theksoi Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat