Koalicioni LVV- Lista Guxo është stabil

Aktuale

Koalicioni LVV- Lista Guxo është stabil

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:36
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes ndërmjet koalicionit qeverisës pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë.

Konjufca ka thënë se emërimi i Rifat Latifit në postin e ministrit të Shëndetësisë nuk ka lidhje me koalicionin Vetëvendosje-Lista Guxo e Vjosa Osmanit, pasi që këtë post më herët e ka pasur Arben Vitia që garoi në zgjedhjet komunale.

“Krejt çfarë ka të bëjë me koalicionin është e precizuar në fillim, sa i përket ministrive dhe numrit të tyre, kështu që nuk ka lëvizje nuk ka.

Koalicioni qeverisës është stabil”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat