“Si po ndihen grupi i tradhtarëve pas fitores së LDK-së?”/Porosia e Saim Tahirajt ndaj atyre që braktisën LDK-në dhe iu bashkuan VV-së

Aktuale

“Si po ndihen grupi i tradhtarëve pas fitores së LDK-së?”/Porosia e Saim Tahirajt ndaj atyre që braktisën LDK-në dhe iu bashkuan VV-së

Nga: M.L. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 13:05
Saim Tahiraj

Bashkëluftëtari i heroit të kombit, Sali Çekaj, Saim Tahiraj përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar procesit të balotazhit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës, fitoi 8 komuna.

Ai me këtë rast ka folur për personat që u larguan nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, ai grup i vogël, me të gjitha privilegjet që kishte në LDK, iku në momentet më të vështira dhe shkoi te kundërshtari më i madh i LDK-së, Presidentit Rugova dhe shtetit të Kosovës.

“Si po ndihen grupi i tradhtarëve pas fitores së LDK-së? Të mashtruarit që ju besuan, u kthyen në shtëpinë e vjetër sepse shpejt e kuptuan mashtrimin. Vazhdojnë të mos kthehen vetëm disa që kanë inatin e mushkës, shpresoj se shumë shpejt edhe atyre do ju kalojë me kohë! Disave po ju mbetet hatri shumë se po i quaj, një grup tradhtarë! Shumë kërkova një emërtim tjetër për të tillët, por nuk gjeta. Ai grup i vogël, me të gjitha privilegjet që kishte në LDK, iku në momentet më të vështira dhe shkoi te kundërshtari më i madh i LDK-së, Presidentit Rugova dhe shtetit të Kosovës. Sulmuan pamëshirshëm shtëpinë e vjetër politikë në të cilën u rritën dhe e dëmtuan shumë atë për një kohë të shkurtër!”, shkruan Tahiraj.

Tahiraj i quan tradhtarë pjesëtarët e këtij grupi duke shtuar se këta persona duhet ta pranojnë se u mashtruan pasi besuan shumë.

Për këtë arsye, ai ftoi të gjithë këta persona që t`i bashkohen LDK-së.

“Atëherë me veprimet e tyre shkatërruese a nuk e meritojnë epitetin tradhtarë? Un mendoj se po, i vetmi emërtim që e meritojnë është ky! Ndonjë individ me inat të mushkës po na kritikon dhe po na quan se keni mendime të stilit monist. Si mund të na quajnë ashtu kur të tillët janë rreshtuar përkrah partisë më moniste, më totalitare, më shkatërruese VV-së. Un i ftoj të tillët t`i lënë anash inatet dhe të pranojnë se ishin të mashtruar, ishin të mashtruar sepse besuan shumë. Nuk i kritikoj fare se besuan në ato/ata,sepse edhe ne dikur besuam, kur ishim në të njëjtën shtëpi politike. Tani është koha që të gjithë të bashkohemi në shtëpinë tonë politike, si dikur, është e vetmja rrugë e suksesit tonë të përbashkët”, përfundoi Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat