Flet dëshmitari: Mendonim që po xhironin film, u kthyem mbrapa kur kërsiten kallashat e granatat

Aktuale

Flet dëshmitari: Mendonim që po xhironin film, u kthyem mbrapa kur kërsiten kallashat e granatat

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:43
Pamje nga grabitja

Një dëshmitar okular ka rrëfyer për momentin kur personat e armatosur grabitën furgonin që po transportonte para në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Një qytetar, i cili u gjend në vendin e ngjarjes, ka treguar se fillimisht ngjarja ngjasoi me një film, teksa kur janë dëgjuar të shtënat e armëve janë larguar me shpejtësi nga rruga.

“Isha në rrugë rastësisht dhe i pash, mendova se janë duke xhiruar ndonjë film nga Hollywood-i. I kam parë kur dolën katër apo pesë persona, të cilët gjuajtën njëherë granata pastaj edhe kallashnikov” – tha ai.

“Kanë qenë katër ose pesë, nuk i kam parë mirë se jam larguar me nxitim” – tregoi ai.

Në pamjet e siguruara të dyshuarit shihen duke bllokuar automjetin e “Besa Security” me një veturë të tipit FORD, dhe kanë dal nga vetura duke shtënë me breshëri plumbash në drejtim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat