"Këto ishin arsyet që Hashim Thaҫi qëllimisht shtyu shpalljen e pavarësisë për dy vite"

Aktuale

"Këto ishin arsyet që Hashim Thaҫi qëllimisht shtyu shpalljen e pavarësisë për dy vite"

Nga: H.O. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:28
Hashim Thaçi, Sadri Ramabaja; foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori universitar Sadri Ramabaja në një intervistë dhënë për gazetën ‘Bota sot’ ka përmendur arsyet për shtyrjen e pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se kjo u bë qëllimisht nga Hashim Thaҫi i cili kishte pretendime që këtë moment historik ta përvetësoj.

Sipas Ramabajes të gjitha përgatitjes ishin bërë që pavarësia të shpallej në pjesën e parë të vitit 2006.

Mirëpo thotë se krerët e SHIK-u dhe Hashim Thaҫi ndikuan që ky process të shtyhej për më vonë.

“Më 23 mars 2005 ishte zgjedhë kryeministër i Kosovës Dr Bajram Kosumi. Atëbotë kryeparlamentar ishte Dr.Nexhat Daci, tashmë është sekret publik, se mundësitë dhe përgatitjet ishin bërë që pavarësia të shpallej në pjesën e parë të vitit 2006. Ishin krerët e SHIK-ut, mbi të gjitha Hashim Thaçi, atëherë kryetar i Partisë Demokratike, ai që kishte ndikuar që ky proces të shtyhej për më vonë, duke sinjalizuar qartë se ishte i interesuar me çdo kusht që atë çast historik ta përvetësojë, ashtu si edhe bëri”, thotë Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat