Naim Miftari i reagon ashpër Blerta Deliut: A e din sa plumba e cifla granatash i ka hangër “Malisheva”

Aktuale

Naim Miftari i reagon ashpër Blerta Deliut: A e din sa plumba e cifla granatash i ka hangër “Malisheva”

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 19:21
Komandant "Malisheva", i plagosur në luftë, duke shëruar plagët

Naim Miftari, i ka reaguar ashpër duke e bërë për pesë pare, deputeten e PDK-së, që sigurisht tashmë do të jetë penduar për provokimin që e bëri në Kuvend, duke e quajtur terrorist komandant Malishevën”, vetëm pse ai ishte viktimë e udhëheqësve të Kosovës, dhe dikur të luftës, krahut të majtë në UÇK.

Në vijim reagimi i Miftarit:

“Blerta sa plumbin e sa cifla të hekurit nga granatat e armikut serb i ka hangër aj terroristi “Komandant Malisheva” për çlirimin e Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, ti Blerta veç aq sallata e mishra keni mujt me i hangër në atë kohë tash han ma shumë se tani je deputete!

Se bash gjaku i qatij “terroristit” edhe do “terroristëve” tjerë ta ka mundësuar sot me u ba deputete edhe pse jeni një ‘balerinë’, një këngëtare, një artiste... e dështuar.!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat