Bujari i “Trojës” aderon në VV

Aktuale

Bujari i “Trojës” aderon në VV

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:05
Albin Kurti dhe Bujar Berisha

Vokalisti i grupit që tashmë ka pushuar aktivitetin, “Troja”, Bujar Berisha, ka aderuar në VV.

Këtë e konfirmoi vet kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,.

Kurti tha se roku gjithmonë ka qenë frymëzim përgjatë epokave, teksa me pak nga vargjet e këngës “Mbretëresha Kohë” të grupit Troja, i uroi mirëseardhje Berishës.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.

Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot.

Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat