Vlora Çitaku del në mbështetje të Ministrit që kërkoi bojkot të lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve

Aktuale

Vlora Çitaku del në mbështetje të Ministrit që kërkoi bojkot të lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 21:09
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbështetje Ministrit të MAPL, Elbert Krasniqi, i cili kërkoi bojkot ndaj lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, teksa ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.

Çitaku ka shpërndarë këtë lajm duke thënë se e mbështet plotësisht Ministrin Krasniqi.

E mbështes Ministrin në këtë apel!”, ka shkruar shkurt ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat