Arianit Koci jep një detaj të dhimbshëm për kryefamiljarin rom, që u rrah orë më parë nga sigurimi

Aktuale

Arianit Koci jep një detaj të dhimbshëm për kryefamiljarin rom, që u rrah orë më parë nga sigurimi

Nga: M.H. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci orë më parë ka publikuar një video teksa shihet duke u rrahur brutalisht një familje rome.

Në video shihet sigurimi duke e rrahur shumë rëndë këtë familje rome, përcjell “Bota sot”.

Koci ka reaguar duke thënë që kjo është e patolerueshme të ndodhë në vendin tonë.

Mirëpo pak minuta më parë avokati tregoi një detaj të dhimbshëm për kryefamiljarin e familjes rome.

Ai tregoi që kryefamiljari rom që është rrahur është në terapi kundër leukemisë.

Postimi i plotë

Kryefamiljari rom që është rrahur nga sigurimi në një qendër tregtare në Prizren, (shih videon në postimin e mëparshëm) - qenka në terapi kundër leukemisë!

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat