Jashari: Janari do ta gjejë Kosovën me protesta e greva

Aktuale

Jashari: Janari do ta gjejë Kosovën me protesta e greva

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:08
Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, edhe më tej po paralajmëron greva e protesta nëse nuk implementohet Ligji i Pagave.

Në tryezën e organizuar nga AAK, Jashari tha se frikësohen se arsimi dhe shëndetësia do të kthehen në një situatë të pakëndshme.

Ai tha se janari do ta gjejë Kosovën me protesta dhe greva nëse nuk takohen me krerët e shtetit e nuk diskutohet për Ligjin për Paga.

“SBASHK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme ka paralajmëruar veprime sindikale. Jemi në hall të madh, frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. SBASHK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Kurtin se ndoshta ka detyra tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Murati i cili ka harruar se është edhe ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat