Koha e kërcënimeve, listave të ekzekutimit – vrasjeve politike ka kaluar!

Aktuale

Koha e kërcënimeve, listave të ekzekutimit – vrasjeve politike ka kaluar!

Nga: Saim Tahiraj Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 21:07
Idriz Morina, kryeredaktori i "Bota sot"

Kur lexova lajmin se ishte kërcënuar gazetari i guximshëm Idriz Morina, kryeredaktori i “Bota sot”, u shqetësova shumë! Shqetësimi im ishte se si ka mundësi që mendsia e kërcënimeve ndaj fjalës së lirë ende ekziston në shoqërin tonë!

Në një shtet demokratik, të cilin po synojmë ta ndërtojmë, gazetarët janë gardianët e parë që lajmërojnë dhe luftojnë dukuritë negative të pushtetit por edhe të shoqërisë sonë. Çdo përpjekje që të pengohen gazetarët me kërcënime, nuk mund të konsiderohet ndryshe vetëm si krim ndaj fjalës së lirë, ndërsa ata që kërcënojnë janë vetëm kriminel dhe asgjë tjetër. Si nuk e kanë kuptuar ende këta kriminelë se epoka e tyre e shëmtuar ka marrë fund, nuk ekziston më.

Koha e kërcënimeve, listave për vrasje dhe vrasjeve politike ka perënduar njëherë e përgjithmonë. Plot dy dekada kaluan dhe koha e dëshmoi se ato krime ishin gjëja më e shëmtuar e shoqërisë sonë, me të cilat askush nuk fitoj asgjë. Të gjithë, si shoqëri dolëm humbës, familjarët humbën më të dashurit e tyre, veprimtarët humbën bashkëveprimtarët dhe eliten e tyre politike, luftëtarët humbën bashkëluftëtarët dhe komandantët e tyre!

Në tërë këtë tragjedi më të humburit dolën bandat kriminale dhe urdhërdhënësit e tyre që ekzekutuan më t'mirt e kombit. Ata fillimisht u ngarkuan me barrën e rëndë të krimit, ngarkuan edhe familjet e tyre përjetësisht dhe tani, disa po përballen me drejtësinë dhe të tjerët do të përballen në të ardhmen. Mirëpo, dënimi më i madh i tyre është bartja e përjetshme e barrës së rëndë të krimit.

Gazetari Idriz Morina hyn në eliten e gazetarëve më të guximshëm, i cili kurrë nuk hezitoi të shkruaj dhe të godasë pamëshirshëm krimin dhe dukuritë tjera negative të shoqërisë. Ai asnjëherë nuk u ndal së luftuari me lapsin e tij të artë, edhe atëherë kur u kërcënua me jetë dhe me familje.

Ju kriminel të shëmtuar, pse po e provoni prapë, me të njëjtat metoda kriminale kur e dini se Idrizin e guximshëm nuk mund ta ndalë asgjë, për ta thënë të vërtetën dhe për ta luftuar krimin?

Ju kriminel të urryer, duhet ta kuptoni se epoka e juaj ka përfunduar dhe se fundi i juaj po vjen me shpejtësi, do të jetë një fund i turpshëm!

E ardhmja është e guximtarëve që mbrojnë dhe luftojnë të vërtetën e jo e qyqarëve. E ardhmja do të jetë e gazetarit guximtarë Idriz Morinës.

Jemi me ty Idriz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat