A ndikoi Sami Lushtaku në fitoren e PDK-së në Mitrovicë e Vushtrri, kështu deklarohet Memli Krasniqi

Aktuale

A ndikoi Sami Lushtaku në fitoren e PDK-së në Mitrovicë e Vushtrri, kështu deklarohet Memli Krasniqi

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:22
Sami Lushtaku

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në pyetjen se a ka pasur ndikim Sami Lushtaku në fitoren e PDK-së në Rajonin e Mitrovicës, veçanërisht në Drenas, Vushtrri e Mitrovicë, thotë se ndikimi i tij ka qenë vetëm në Skënderaj.

Kështu u shpreh Krasniqi teksa shtoi se kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka qenë i fokusuar vetëm në këtë qytet, e jo në komuna tjera.

“Zotëri Lushtaku ka meritë të madhe për fitoren në Skënderaj. Dhe duke qenë kryetar i degës në Skënderaj, roli i tij ka qenë qenësor në fitoren e PDK-së. Ai s’ka qenë as në Vushtrri, Mitrovicë apo Drenas. Më vjen keq që në mungesë të argumenteve e kanë përdorur emrin e tij.

Por, ajo që i kishte funksionuar Bahtirit në vitin 2017, por duke e krijuar një përçarje kinse në mes Shalës e Drenicës, sidomos në javën e fundit të balotazhit. Nëse kishe pasur sukses herën e kaluar, tani është ndryshe. S’ka pasur të bëjë asgjë pasi Lushtaku ka qenë i fokusuar 100% në Skënderaj”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat