Bajqinovci ka një pyetje publike për shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Aktuale

Bajqinovci ka një pyetje publike për shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Nga: M.H. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:59
Mefail Bajçinovci

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ndajs shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog ka thënë se Vetingu është masë ekstreme dhe për këtë deklarata deputeti thotë që një nga problemet që I është shfaqur Kosovës për mos liberalizim të vizave ka qenë korrupsioni andaj Vetingu është masë e duhur dhe jo e ekstreme, përcjell “Bota sot”.

Tutje Bajqinovci parashtron pyetje se a duhet të pajtohemi me problemin e korrupsionit, duke vazhduar me parashkrim të lëndëve korruptive dhe mosluftimin e dukurive negative apo të rregullohet kjo fushë.

Postimi i plotë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog paska deklaruar se Vetingu është masë ekstreme.

Ndërsa kur pyetet për liberalizim të vizave thotë se Kosova ka telashe në luftën kundër korrupsionit.

Zotëri Szunyog, në të gjitha raportet ndërkombëtare për 15 vjet rresht Kosova renditet me Sudanin sa i përket nivelit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ndikimit politik mbi drejtësinë.

Ju deklaroni se vendi ynë ka problem me korrupsionin por se Vetingu është pak i rëndë.

Zotëri, a duhet të pajtohemi me problemin e korrupsionit, duke vazhduar me parashkrim të lëndëve korruptive dhe mosluftimin e dukurive negative apo të rregullohet kjo fushë.

Në raporte ndërkombëtare kërkoni reforma për drejtësi por ato nuk i pëlqeni duke i quajtur masa ekstreme.

A është më ekstrem korrupsioni apo Vetingu në drejtësi z.Szunyog!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat