Ministrat e Kurtit shkojnë në mbledhjen e Elbasanit me furgon

Aktuale

Ministrat e Kurtit shkojnë në mbledhjen e Elbasanit me furgon

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:16
Pamje nga takimi

Ministrat e qeverisë “Kurti” kanë mbërritur ditën e sotme në Elbasan me një furgon.

Duket se pala kosovare ka zgjedhur një formë transporti me kosto të ulët, duke mos zgjedhur kështu automjetet luksoze.

Kujtojmë se ditën e sotme do të firmosen mes qeverisë Rama dhe asaj Kurti 15 marrëveshje, mes të cilave edhe ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dyja vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave

Image
Furgoni

“Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë njerëzve, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, të punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit”, tha Rama në fjalën e tij gjatë mbledhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat