Historike/ Ky vendim i dy qeverive shqiptare është një ndër tre arritjet më të mëdha kombëtare që pas vitit 1912!

Aktuale

Historike/ Ky vendim i dy qeverive shqiptare është një ndër tre arritjet më të mëdha kombëtare që pas vitit 1912!

Nga: N. Sh. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:41
Pamje nga takimii dy qeverive shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti pohoi se në pikat kufitare mes dy vendeve do të aplikohet një regjim i ri, monitorim përmes kamerave dhe pa kontrolle fizike.

“Gazetarët kanë ardhur këtu në Elbasan, për të ndjekur nga afër këtë mbledhje të 7 ndërqeveritare mes dy vendeve. Besoj i ndoqët rezultatet e këtij takimi që është përgatitur me intensitet të posaçëm. U takuam në Prishtinë dhe ramë dakord për piketat e takimit. Kemi firmosur një sërë marrëveshjesh konkrete, ku pa dashur që të marrë kohë të tepërt, të nënvizoja marrëveshjen e bërë për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Të dyja qeveritë kanë përcaktuar në buxhetin e 2022-it, një fond, të dyja ministritë kanë dakordësuar për ngritjen e ekipit të përbashkët të punës", tha Rama.

Po ashtu ai theksoi se marrëveshja që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor, një kërkesë legjitime e kahershme e kohës, e eksportuesve dhe importuesve në të dy anët e kufirit, të cilët do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë.

"Më tutje nënvizoj se eliminimi i procedurave të dyfishta është objektiv i yni në të gjithë sektorët. Krijimi i manualit të ri për operimin në doganën e Durrësit, është kyçi për të ngritur në një nivel tjetër lëvizjen e lirë. E treta dua të nënvizojë, pasi është dhe lajm i mirë për të gjithë qytetarët nga të dy anët, veçanërisht për qytetarët e Kosovës të cilët vërshojnë në ditë festash apo në sezon veror në Shqipëri, është dakordësuar një regjim i ri doganor për ta në kufi, duke parasysh që mos të ketë radhë të dyfishtë”, shton ai.

Sipas tij, po punohet për një sistem alternativ monitorimi të pikave kufitare me kamera, pa kontrolle fizike, duke e bërë kufirin krejtësisht fluid.

"Dua të nënvizoj edhe atë që është një objektiv i përbashkët i dy qeverive, por edhe personalisht i Albinit dhe i imi, për të shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta, duke u bazuar te disa modele pozitive, si Milano, Munich. Dua të falënderoj personalisht Albinin për ritmin e ri që ka marrë ky proces. Një pjesë të këtyre marrëveshjeve janë në zbatim. Problematika e zbritjes nga niveli më i larte te administrata, mund të kthehet në problematikë bllokuese. Krijimi i sekretariatit për koordinimin e të dy qeverive, në funksion të të dy marrëveshjeve, si mekanizëm i ri funksional, që raporton dhe orientohet nga zyrat e kryeministrave. Albin miku im, shumë faleminderit për mundimin për të ardhur deri këtu, Do kishim dashur që t’ju prisnim me diell, por megjithatë mbase ky shi që vazhdon e instiston është një bereqet. Bashkimi dhe intensifikimi i sa më shumë të të gjithë hapësirës dhe ndërveprimi i të dy shteteve, për të punuar që të kthejmë kufirin në normalitet, dhe jo si një mur për ndërveprimet të të dy bashkësive që kemi nderin e madh në këtë fazë të udhëheqim”, tha Rama.

Këto vendime të dy qeverive shqiptare, historiania Elena Kocaqi i sheh si një nga tre arritjet më të mëdha kombëtare që pas vitit 1912.

Ajo në një postim në facebook, shkruans se, e para është pavarësia e Shqipërisë, e dyta pavarësia e Kosovës dhe vendim ii sotshëm për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Kocaqi i quan këto vendime historike.

“Kjo e sotmja është një nga tre arritjet më të medha kombëtare që pas vitit 1912.

E para është pavarësia e Shqipërisë, e dyta pavarësia e Dardanisë dhe kjo sot që lidh lirshëm një komb të ndarë me dhunë dhe padrejtësisht.

Eshtë e drejta legjitime e popullit shqiptar, me lëviz lirshëm, ashtu siç lëvizë lirshëm gjithë Evropa. Përgezoj të dy qeveritë për vendimet historike që moren sot. Vazhdoni kështu, duke përmbushur interesat legjitime të popullit tonë të vuajtur”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat