​Nxënësit të plagosur i hiqet plumbi nga trupi, Nagavci: Rasti kriminal në Gllogjan na ka tronditur të gjithëve

Aktuale

​Nxënësit të plagosur i hiqet plumbi nga trupi, Nagavci: Rasti kriminal në Gllogjan na ka tronditur të gjithëve

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 00:51
Arbërie Nagavci

Nxënësit të plagosur nga të shtënat me armë që ndodhi mbrëmjen e së premtes tashmë i është hequr plumbi nga trupi.

Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në reanimacion, kështu bëri të ditur për medie drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj. 

Dreshaj në konferencën për medie bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku. 

Dreshaj: Gëzhoja e mbetur u nxor me sukses 

“Ne aspo dolëm nga salla e operacionit për të plagosurin. Gëzhoja e mbetur u nxor me sukses tani është në fazën e reanimacionit”, tregoi Dreshaj. 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar të plagosurin i cili u operua në Spitalin e Pejës. Pas kësaj vizite, Nagavci tha se sulmi që ndodhi në Gllogjan të Deçanit është një akt kriminal

Nagavci: Rasti kriminal na ka tronditur

“Sot është një natë e rëndë, një trishtim e dhimbje e madhe për të gjithë qytetarë e Kosovës dhe jo vetëm. Rasti kriminal na ka tronditur të gjithëve, dy nga viktimave kanë qenë nxënës, njëra maturante në shkollë të mjekësisë dhe tjetri në maturant në shkollën e ekonomisë ën Gjakovë kanë qenë në autobus në linjën e fundit duke u kthyer në shtëpitë e tyre. I plagosuri tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore. Dhe organet e rendit janë duke bërë përpjekjet maksimale dhe janë duke u angazhuar që kriminelin ta zënë sa më parë dhe ta vendosin para drejtësisë, urojmë që të jetë rasti i fundit i tillë[...] do të angazhohemi si qeveri dhe institucionet e republikës që sa më parë krimineli të vihet para drejtësisë dhe të mos kemi raste të tilla”, tregoi Nagavci. 

Edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha ngjarjen e mbrëmjes së të premtes në Gllogjan e quajti akt krimina. 

Gexha: U shuan tri jetë, sa më parë të zbulohen autorët e vrasjes 

“E tronditur nga ky akt kriminal nga i cili u shuan tri jetë të qytetarëve të Kosovës. Presim nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e vrasjes të këtij akti makabër dhe të sillen para drejtësisë. U siguruam nga drejtori dhe stafi shëndetësor që pacienti është duke marrë trajtimin e duhur[...]kemi ardh të shprehim mbështetjen nga Ministria e Shëndetësisë për pacientët dhe spitalin e Pejës", tha ajo. 

Ndërsa, deputetja nga Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha se vështirë gjendet fjalët ngushëlluese për familjet e viktimave. 

Kollçaku: Vështirë të gjenden fjalë ngushëlluese për familjet e viktimave 

“E vështirë të gjenden fjalë ngushëlluese sonte për familjet e tyre që humbën më të dashurit e tyre ajo që pak sëpaku na ngushëllon është se nxënësi që është i plagosur dhe është i shtirë është në gjende të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Kollçaku. 

Ndaj këtij akti kriminal ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur krim mizor e brutal, sulmin e sotëm në Deçan. 

Ai për KosovaPress deklaroi se është siguruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që do të punohet në zbardhjen e rastit ku u vranë tre persona gjatë të sulmit të një autobusi në Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat