Fatos Nano, a urdhëroi të mos zbardhet vrasja e ‘Mërgimit” – a fshihej pas trafiku i armëve?!

Aktuale

Fatos Nano, a urdhëroi të mos zbardhet vrasja e ‘Mërgimit” – a fshihej pas trafiku i armëve?!

Nga: Idriz Morina Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:21
Ilir Konusheci gjatë luftës, në vitin 1998

Një nga ngjarjet për të cilat është shkruar jo pak për luftën, është ajo e vrasjes së Ilir Konushecit, gjatë luftës në vitin 1998 në Shqipëri.

Për vrasjen e Ilirit ka disa versione, të botuara, të cilat megjithatë nuk i ndryshojnë të dhënat thelbësore, si vendin, kohën, rrugën që kanë ndjekur, dhe njerëzit që e kanë bërë udhëtimin.

Vetëm në një variant thuaja del, se në fakt armatimin që e kishte nisur Iliri me Hazir Malën, po përcillej edhe nga një pararojë, e dy agjentëve të SHIK-ut të Shqipërisë.

Ajo ishte një ngjarje e frikshme, që ia kallte datën, shqiptarëve të devotshëm që donin të luftonin vërtetë me armiqtë e tyre, Serbinë, e armatosur fuqishëm, por që mbi të gjitha nuk i kursente as vrasjet e fëmijëve në djep, dhe djegien e njerëzve të gjallë.

Pas luftës nuk është ndërmarrë asnjë hetim, nga asnjë institucion, për aq sa dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat