Demi: SHBA fut në listën e zezë kumbarët e koalicionit qeverisës PAN

Aktuale

Demi: SHBA fut në listën e zezë kumbarët e koalicionit qeverisës PAN

Nga: A.ZH Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:49
Milan Radojiçiq dhe Ramush Haradinaj

Sot, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të ShBA-së ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore.

Në mesin e tyre gjenden edhe zyrtarë serbë, që njihen për krimin e organizuar në veri të Kosovës.

Millan Radojiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq - të gjithë serbë nga Kosova - janë vënë në listën e “zezë” nga SHBA.

Millan Radojiçiq, nënkryetar i Listës serbe, ishte përmendur shumë për takimin që kishte me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti i çështjeve politike Agron Demi, përcjell Bota sot.

“Sot SHBA paska fut në listën e zezë kumbarët e koalicionit qeverisës PAN”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Thesarit të Shtetit, thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat