Reagon Latifi, përmend tenderët e dhënë nga qeveritë e Kosovës për kompanitë mafioze të Radojçiqëve e Veselinoviçëve

Aktuale

Reagon Latifi, përmend tenderët e dhënë nga qeveritë e Kosovës për kompanitë mafioze të Radojçiqëve e Veselinoviçëve

Nga: G.B Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:36
Blerim Latifi

Blerim Latifi ka reaguar për sanksionet ndaj serbëve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka cituar deklaratën e hebreut Leo Freundlich, që dëshmoi masakrat e kryera mbi shqiptarët nga serbët, i cili kishte thënë se "Shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtët saqë xhelatët e tyre të djeshëm i thërrasin miq, pas një kohe të shkurtër", përcjell Bota sot.

Latifi ka shtuar se këtë mendim e vërtetojnë marrja e bashkëpunimit kriminal me strukturat paralele në veri, tenderët e qeverive për kompanitë mafioze të Radojçiqëve e Veselinoviçëve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Leo Freundlich, hebreu që dëshmoi masakrat e kryera mbi shqiptarët nga ushtria serbe gjatë pushtimit të Kosovës në vjeshtën e vitit 1912, thuhet se ka shkruar këtë fjali: "Shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtët saqë xhelatët e tyre të djeshëm i thërrasin miq, pas një kohe të shkurtër".

Gjithë kjo marrja e bashkëpunimit kriminal me strukturat paralele në veri, gjithë këta tenderë të dhënë nga qeveritë e Kosovës për kompanitë mafioze të Radojçiqëve e Veselinoviçëve, a nuk e vërteton krejtësisht mendimin e këtij miku të madh të shqiptarëve, të dhënë në një kohë kur kishim fare pak miq. Gjykojeni vetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat