Dy kadetë përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani

Aktuale

Dy kadetë përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 19:56
Në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin

Dy kadetë nga Kosova e kanë përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Ata janë nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla, për të cilet u organizua ceremonia e diplomimit.

“Sot, në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit të dy kadetëve, nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla, të cilët përfunduan me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundeswehr-it”.

Image
Në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Faruk Ajeti, bashkë me nënkolonelin Besim Gashi organizuan ceremoninë e diplomimit të dy kuadrove të rinj akademik, të cilët do t’i shtohen korpusit të oficerëve profesionistë të Republikës së Kosovës. Mirënjohje të jashtëzakonshme Republikës Federale të Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat