Raporti i Progresit për vitin 2021 procedohet në seancë për debat

Aktuale

Raporti i Progresit për vitin 2021 procedohet në seancë për debat

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:48
Komisioni për Integrime Evropiane

Komisioni për Integrime Evropiane ka proceduar në seancë plenare Raportin e Progresit për Kosovën.

Meqenëse i njëjti është diskutuar disa herë, anëtarët e komisionit nuk diskutuan përmbajtjen e tij.

Ndërkohë, miratuan projektligjin për tregti me jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kryesuesja e komisionit, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi tha se vonesat në procedim kanë qenë për shkak të mos përkthimit në gjuhën shqipe.

Krasniqi: Për shkak të mos përkthimit nuk kemi mundur të procedojmë në Kuvend

“Ky raport deri më tani ende nuk është përkthyer në gjuhë zyrtare dhe nuk kemi mundur të procedojmë për seancë plenare”, tha ajo.

Me rekomandim të anëtarit të komisionit të LVV-së, Driton Hyseni, u shty shqyrtimi i raportit mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021.

Hyseni: Jemi në proces të zhvillimeve për përmbushjen e planin për procesin integrues

“Pasi të marrim edhe ato informata, të cilat mungojnë sa i përket dikastereve, të cilat ende nuk iu kanë përgjigj njësive për integrim evropian të Kuvendit, e cila është përgjegjëse për këtë raport. Gjithashtu jemi edhe në shumë procese në zhvillim e sipër në komisione, ligjeve dhe nismave që janë ndërmarrë me qëllim të përmbushjes së planit për procesin integrues”, tha ai.

Komisioni vendosi që në javët në vijim të thërrasë për raportim ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat