Këshilltari i Pacollit i kundërpërgjigjet Vulinit, i publikon me foto e emra ekzekutorët e masakrës së Reçakut - ky ishte komandanti

Aktuale

Këshilltari i Pacollit i kundërpërgjigjet Vulinit, i publikon me foto e emra ekzekutorët e masakrës së Reçakut - ky ishte komandanti

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:02
Komandanti i operacionit në Reçak, Goran Radosavljevic sot po ecën i lirë në Beograd.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacollit, i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i cili dje e ka quajtur “gënjeshtër” Masakrën e Reçakut. Zyberaj ka thënë se kjo Masakër është një nga mizoritë më të rënda të ushtrisë serbe në Kosovë, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se komandanti i operacionit në Reçak, Goran Radosavljevic sot ecën i lirë në Beograd, pasi asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokuroria serbe ose ndërkombëtare për krimet në Kosovë.

Zyberaj ka publikuar edhe fotografitë që tregojnë ekzekutorët e shtetit serb të kësaj masakre që tronditi botën e që vazhdojnë të jenë të lirë.

Reagimi i tij në Facebook:

Si përgjigje ndaj politikës sistematike të shtetit serb të mohimit të gjenocidit, kësaj radhe të prezantuar nga një kriminel ordiner si Aleksandër Vulin.

Masakra e Reçakut, është një nga mizoritë më të rënda të kryera nga ushtria dhe policia serbe në Kosovë.

Qeveria serbe ka qenë përgjegjëse për masakrën, për përpjekjen për të fshehur krimin, për të ndryshuar faktet dhe për të rishkruar historinë e Reçakut.

Komandanti i operacionit Goran Radosavljevic sot po ecën i lirë në Beograd.

Ai asnjëherë nuk u mor në pyetje nga asnjë prokuror serb ose ndërkombëtar për krimet që ka bërë në Reçak dhe në vende të tjera në Kosovë.

Sot ai është anëtar i SNS-it së Aleksandar Vuçiqit dhe një ndihmës besnik i tij.

Bota i ka parë të dokumentuara nga përfaqësuesit e vet, trupat e 45 viktimave të masakrës së Reçakut të kryer nga Serbia.

Ne sot e çdo ditë, kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm.

Ne sot po ashtu bëjmë thirrje për drejtësi, ngase edhe sot, ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, ecin të lirë dhe nën kujdesin e presidentit të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të tij

Vrasja masive e 45 civilëve shqiptarë, që ndodhi në fshatin Reçak, në qëndër të Kosovës, më 15 janar 1999, u dëshmua nga ish ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Wiliam Walker.

Denoncimet e vazhdueshme të diplomatit amerikan Walker se popullsia civile në Kosovë po vritej nga forcat serbe, i hapën rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe njëherësh lirisë së Kosovës.

Pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit, pra duke sjell para gjykaës Goran Radosavljevicin.

Fotot më poshtë tregojnë ekzekutorët e shtetit serb të kësaj masakre që tronditi botën e që vazhdojnë të jenë të lirë.

Aleksandar Vulin duhet të jetë pjesë e listës së zezë për botën demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat