Më 2023 parashkruhet rasti për “Faljen e Hidrocentraleve”

Aktuale

Më 2023 parashkruhet rasti për “Faljen e Hidrocentraleve”

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:27
Publikimi i raportit “Korrupsioni në prag të parashkrimit”

Është publikuar të hënën raporti “Korrupsioni në prag të parashkrimit” nga Insituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me ç’rast u tha se sipas statistikave zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përgjatë viteve 2015-2019, gjykatat themelore kanë zgjidhur gjithsej 1 mijë e 96 raste të personave të akuzuar për korrupsion, ndërsa janë parashkruar akuzat ndaj 50 personave apo 4.56 përqind e lëndëve të zgjidhura.

Leotrim Gashi hulumtues i lartë në IKD gjatë prezantimit të këtij raporti tha se IKD-ja ka identifikuar rastet ndaj 11 personave të akuzuar për korrupsion, të cilat rrezikojnë të parashkruhen gjatë vitit 2021, për shtatë nga të cilët bëjnë pjesë edhe të akuzuar të profilit të lartë.

Ndërkaq, përpos tyre, Gashi tha se janë identifikuar edhe rastet ndaj 12 personave të tjerë, 6 nga të cilët i takojnë profilit të lartë, rastet e të cilëve nëse nuk ndërmerren veprimet e shpejta nga gjyqësori deri në vitin 2023, rrezikojnë të përfundojnë pa u ditur nëse të njëjtit janë fajtorë apo të pafajshëm.

“Parashkrimi i kësaj natyre deri në janar të vitit 2022 është edhe rasti i ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, rasti tjetër ‘Fan’. Ndërkaq, deri në vitin 2023 pritet të parashkruhet rasti i zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion siç është ndaj deputetes Mimoza Kusari Lila, Dardan Gashi, Besim Beqaj dhe të tjerë”, tha ai.

Sipas tij, arsye kryesore e zvarritjeve të lëndëve janë mos respektimi i afateve ligjore për caktimin e seancës fillestare dhe numri i madh i lëndëve.

Ndërsa Shaën Ëaddoups drejtor i INL në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë tha se për t’i ikur mundësisë së parashkrimit të rasteve, gjykatat e nivelit të lartë duhet të bëjnë gjithçka që t’i gjykojnë ato raste sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat