Borë e madhe në Bjeshkët e Rugovës, policia evakuon familjet e bllokuara

Aktuale

Borë e madhe në Bjeshkët e Rugovës, policia evakuon familjet e bllokuara

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:30
Policia

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e së dielës ka ndihmuar në evakuimin e dy familjeve që kishin mbetur të bllokuara në fshatin Shtupeq i Vogël në Rugovë, për shkak të borës së madhe që kishte rënë në këtë zonë.

“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc,  kanë pranuar informacionin  nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës. Patrulla kufitare , menjëherë  është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe  rrugës së bllokuar nga bora , pas disa orëve kanë arritur  në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë në mbështetje kanë dalë edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët i falënderuan për bashkëpunimin.

“Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë  dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë. Nga Policia  është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e  Pejës”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat