Gazmend Halilaj: Komandantët e siguruan tregun për Veselinoviçin dhe Radojiçiqin, kushdo që iu dilke para, e kanë eliminuar

Aktuale

Gazmend Halilaj: Komandantët e siguruan tregun për Veselinoviçin dhe Radojiçiqin, kushdo që iu dilke para, e kanë eliminuar

Nga: N. Sh. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 08:48
Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka ‘goditur’ përsëri komandantët në Kosovë.

Ai ka reaguar pas SHBA i vendosi në listën e zezë kriminelët serbë të veriut, ndër ta, Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojiçiqin.

Halilaj në një postim në facebook, thotë se, komandantët e siguruan tregun për këta dy kriminelët serbë.

Avokatit tutje shkruan se kushdo që iu dilke para, ose e kanë burgosur, ose e kanë eliminuar fizikisht.

Reagimi i plotë:

Miq. Në 2013 u ndryshua Kushtetuta, për t’i falur  krimet/vrasjet/dhunimet e udhëhequra nga Veselinoviçi dhe Radojiçiqi, si dhe për t’i mbushur me pushtet dhe t'ia siguruar tregun nga veriu e deri në Dragash.

E kush tjetër pos disa alamet komandantëve, që kushdo që iu dilte para, veprimin e parë e kishin, njollosjen apo burgimin e deri tek eleminimi fizik.

Ngoni mirë, me i besua sot deklaratave të tyre kinse iu kemi gëzua faktit që, SHBA, i ka vënë në listën e zezë, është e njëjtë si me ia besua SHIK-ut, udhëheqjen e Agjencionit të privatizimit apo atë Antikorrupcion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat