Momentet kur Mujë Krasniqi i plagosur ia thoshte këngës

Aktuale

Momentet kur Mujë Krasniqi i plagosur ia thoshte këngës

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 10:25
Mujë Krasniqi

Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Një xhirim i bërë 22 vjet më parë në një odë në Oshlan të Vushtrrisë, që protagonistë ka shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u publikua vitin e kaluar, në 22 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit.

Ky i fundit ani se i plagosur, në këtë video shihet duke kënduar bashkë me shokët Rexhep Selimi e Beqir Gashi.

Regjistrimin e tij e bëri të mundur ish-ushtari, Baki Xhaka i cili kishte thënë në një intervistë se aq shumë kishte dëshirë që ta bëjë këtë punë “sa që në asnjë video nuk shihem unë sepse jam frikësuar se dikush mund të ma humbte incizimin”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat