Kurti emëron Elizabeth Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve

Aktuale

Kurti emëron Elizabeth Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Elizabeth Katherine Gowing

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, Elizabeth Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.

“Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, znj. Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë.

Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja – biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat