Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së/ Kështu e vrau një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqit

Aktuale

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së/ Kështu e vrau një kapiten rus që ta marrë hakun për Mujë Krasniqit

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:20
Mujë Krasniqi

Ish-ushtari i UÇK-së, Vesel Aruci ka rrëfyer rastin se si e vrau një kapiten për të marrë hakun e Mujë Krasniqit

Aruci tregoi se mercenarin rus e vrau në kufi gjatë Betejës së Kosharës.

“Bile veç një hak që e kam marrë, mercenarin e Rusisë që ma ka pru Zoti me e vra në kufi në Koshare”, është shprehur Aruci.

“Ai ka qenë rasti më i mirë për hakmarrjen e shokëve. E kam pasur rastin, normalisht në bashkëpunim me shokët, por unë e kam pasur afër edhe e kam vra”.

Tutje, ai tha se edhe kryeministri rus e ka përmendur në Kuvendin e Rusisë që është vravë nëj kapiten rus.

“Kryeministri rus në parlament e ka përmend që na u ka vra një kapiten rus”, ka thënë Aruci.

“Kur me pyeten gazetarët amerikanë çka të ka shty që e ka vra, ju thash me e marrë hakun për Mujë Krasniqin shokut tim Rifat Mziut dhe atyre shokëve që kanë rënë në betejën e Pashtrikut”, shtoi Aruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat