Presidentja Osmani flet për rastin e Kumanovës

Aktuale

Presidentja Osmani flet për rastin e Kumanovës

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:47
Vjosa Osmani

(E plotësuar 13:47) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ofruar mbështetjen e nevojshme të Kosovës për ndonjë hetim ndërkombëtar të mundshëm për rastin e grupit “Kumanova. Ndërsa, lidhur me nismën “Open Ballkan”, shefja e shtetit të Kosovës tha se Serbia këtë iniciativë dëshiron ta shfrytëzoj për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste.

E para e shtetit po ashtu tha se në këtë aspekt kërkohet mbështetje në mënyrë institucionale, dhe se çdo deklarim përtej kësaj do ishte politik.

Osmani: Për hetimin ndërkombëtar për grupin “Kumanova” do ofrojmë mbështetjen e nevojshme

Mendoj që duhet të presim që procesi të përfundoj në plotëni dhe po ashtu të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Për momentin rasti ndodhen në Gjykatën Supreme dhe pasi të jap verdikiktin Gjykata Supreme, juridikisht dhe ezaurohen të gjitha mjetet juridike sa i përket proceseve gjyqësore brenda Maqedonisë së Veriut. Por ne e kemi parë që edhe vetë kryeministri Zaev ka shprehur gatishmërinë që mund të ketë hetim ndërkombëtar ose edhe përfshirje nga jashtë të cilat do të ballafaqojnë provat me këtë rast dhe do ndihmojnë të zbardhet rasti deri në fund në këtë drejtim Republika e Kosovës do të ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme dhe besoj që duhet që bashkëpunimi që për momentin ekziston ndërmjet dy ministrive të drejtësisë të shtyhet përpara në mënyrë që për këto çështje të diskutohet në mënyrë institucionale. Çka do që themi përtej kësaj unë mendoj që do ishin deklarata politike që nuk i ndihmojnë asnjë rasti që është në institucionet e drejtësisë“, theksoi Osmani.

Pas takimit që zhvilloi me homologun e saj maqedonas, Stevo Pendarovsi i cili po qëndron sot për vizitë në Kosovë, presidentja, Vjosa Osmani foli edhe për “Open Ballkan”.

Osmani tha se Kosova nuk e përkrah këtë iniciativë pasi nuk është e ndërtuar në parimet themelore për bashkëpunim rajonal.

Osmani: Serbia “Open Ballkan” po e shfrytëzon për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste

Nuk e pranon parimin e barabarësisë apo trajtimit të barabartë të të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Përderisa, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk është e gatshme që edhe Republikën e Kosovës ta trajtoj në mënyrë të barabartë sikurse edhe shtetet tjera në iniciativa rajonale natyrisht që ne shohim se një iniciativë të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzoj për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste që këto ditë po quhen në togfjalëshin ‘bota serbe’. Kosova ka rezerva të mëdha sa i përket aspekteve politike qëllimeve të kësaj vetiniciativë, më konkretisht që qëllime që Serbia ka aty, e dyta ka rezerva sa i përket çështjeve ekonomike, të sigurisë dhe fundit sepse synimi është që të përdoret si një lloj paradhome që e vonon dhe zvarrit procesin e integrimit evropian në vend që ta përshpejtonte atë që është edhe qëllimi I vendit tonë. Prandaj, ne vazhdojmë ta shohim procesin e Berlinit si të vetmin proces ku shtetet tona vërtetë shtyhen përpara dhe intensifikon raportet tona me BE dhe nuk shohim asnjë arsye që të ketë tendenca për dublifikim”, theksoi presidentja Osmani.

Lidhur me iniciativën “Open Ballkan”, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u shpreh Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses, derisa në të nuk janë të përfshira të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pendarovski po ashtu tha se këtë iniciativë e ka parë me dyshime qëkur është lansuar më 2019.

Pendarovski: “Open Ballkan” nuk do ketë sukses pa përfshirjen e 6 vendeve

Kësaj iniciative i mungon diçka, sepse në vend se të marrin pjesë 6 shtetet të Ballkanit Perëndimor marrin pjesë vetëm gjysma e tyre, dhe qëndrimi është se derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet, 6 shtetet e Ballkani Perëndimor nuk do të suksese. Qëndrimi im dhe i udhëheqjes së shtetit të Maqedonisë së Veriut ‘Ballkani i Hapur’ mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim të bashkëpunimit rajonal, tregtar e ekonomik, dhe jo politik. Dhe ‘Ballkani i Hapur’ mund të trajtohet kështu dhe mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka resurse të cilat Ballkani i Hapur nuk i ka tani “, ka thënë Pendarovski.

Për herë të parë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë pasi që ka marr postin e presidentit në vitin 2019. Ai gjatë kësaj vizite zyrtare në Kosovë ka takuar edhe kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

***

Presidentja, Vjosa Osmani tha se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, por Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin.

E para e shtetit në një konferencë për medie pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se integrimeve evropiane mbetet prioritet.

“BE-ja ende nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimit dhe në të njëjtën kohë e falënderoj këtë shtet për qasjen ndaj Kosovës në liberalizimin e vizave. Të dyja shtet e kemi të njëjtin synim drejtë Bashkimit Evropian”.

Osmani ka folur edhe për “Grupin e Kumanovës”, me ç’rast tha se janë të gatshëm ta ndihmojnë Maqedoninë e Veriut për të hapur një hetim ndërkombëtar në lidhje me këtë incident.

“Mendoj që duhet të presim procesin në plotëni dhe rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe kur përfundon ky rast, besoj se do të qartësohet”.

“Mirëpo ne e kemi parë që kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që të ketë hetim ndërkombëtar, dhe jemi të gatshëm që ta ndihmojë në këtë drejtim. Kosova do ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm ta shtyjmë përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat