Reuters shkruan për ndaljen e ngrohtores në Prishtinë

Aktuale

Reuters shkruan për ndaljen e ngrohtores në Prishtinë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Termokosi

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për ndaljen e ngrohtores së qytetit në Prishtinë.

Termocentrali më i madh i Kosovës me qymyr i mbylli të dy njësitë e tij të mërkurën për shkak të një problemi teknik, duke ndaluar ngrohjen qendrore në kryeqytetin Prishtinë dhe duke e detyruar vendin të importojë energji elektrike me çmime të larta, Reuters citon njoftimin e KEK-ut.

Tutje shkruhet se dëbora e madhe, moti i ftohtë dhe mirëmbajtja e dobët shkatërruan gjithashtu një të tretën e kapacitetit të prodhimit të energjisë në Serbi, duke lënë edhe atje mijëra shtëpi pa energji elektrike ose ngrohje.

Kosova, e cila varet nga termocentralet me qymyr për 90% të nevojave të saj energjetike, importoi energji elektrike me 250 euro për megavat orë (MWh) ditët e fundit, nga 60 euro për MWh në të njëjtën kohë vitin e kaluar, citon Reuters ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli.

KEK tha se është duke punuar për të rikthyer prodhimin deri të enjten në të paktën një njësi të termocentralit Kosova B, i cili ka kapacitet total të instaluar prej 680 megavat (MW).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat