I dënuar me 6 vite burg në Serbi, kryetares së Kushtetueses i kërkohet shkarkimi i anëtarit të kësaj Gjykate - i afërt me Radojçiqin

Aktuale

I dënuar me 6 vite burg në Serbi, kryetares së Kushtetueses i kërkohet shkarkimi i anëtarit të kësaj Gjykate - i afërt me Radojçiqin

Nga: A.ZH Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:31
Radomir Laban

Shoqata e Malazezëve të Kosovës, i ka drejtuar kërkesë kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për t’i propozuar presidentes Vjosa Osmani, shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban.

Slobodan M. Vujicic, kryetar i kësaj Shoqate, ka thënë se Laban është dënuar me 6 vite burg në Serbi në gjyqin “mafia doganore” për veprën penale të marrjes së ryshfetit, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve gjatë qëndrimit në Interpol urdhër që nga viti 2014.

Sipas Vujicicit, personi në fjalë ka afërsi edhe me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili së fundmi është futur në “listën e zezë” të SHBA-ve. Ai ka shtuar që Laban po e rrezikon integritetin e organit më të lartë shtetëror.

Reagimi i tij:

E nderuar Presidente e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani, me datë 17.09.2021i kemi dërguar një kërkesë gjykatës që ju drejtoni për t'i propozuar Presidentes së Republikës Vjosa Osmani shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban në bazë të Kushtetutës së Kosovës, neni 118. Arsyetimi i kërkesës tonë mbështetet në faktet e pakundërshtueshme se personi në fjalë është dënuar me 6 vite burg në Serbi në gjyqin “mafia doganore” për veprën penale të marrjes së ryshfetit, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve gjatë qëndrimit në Interpol urdhër që nga viti 2014. Nga të gjitha këto më sipër rezulton se ai nuk është një avokat i shquar i vlerave më të larta morale, por një person me reputacion kriminal në karakterin e të cilit nuk ka asnjë grimë etike dhe morale. Kur ia shtojmë afërsinë e tij nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili së fundmi është në “listën e zezë” të SHBA-ve, arrijmë në përfundimin se si i tillë jo vetëm që rrezikon integritetin e organit më të lartë, por edhe sigurinë e gjithë sistemit shtetëror.

Ndaj ju apelojmë juve dhe të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të veproni me shpejtësi dhe pa vonesë lidhur me kërkesën tonë.

Me respekt

Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës

Slobodan M. Vujicic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat