Edhe Rron Gjinovci del kundër Albin Kurtit: Paret e popullit po ia jep dhëndrit të Erdoganit

Aktuale

Edhe Rron Gjinovci del kundër Albin Kurtit: Paret e popullit po ia jep dhëndrit të Erdoganit

Nga: P.R Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:26
Rron Gjinovci dhe Albin Kurti

Njëri ndër përkrahësit e kryeministrit Albin Kurti, aktivisti politik, Rron Gjinovci përmes një postimi në facebook ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit.

Sipas tij, Kurti paratë e popullit po ia jep dhëndrit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur "i majtë", në emër të "krizës", e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e nji kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin me pare publike dhondrrit të Erdoganit që është pronar i saj. Kaq e thjeshtë: me pare t'mija dhe t'jujat ruhet profiti i atyne që e kanë "privatizu egër" siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve”, ka shkruar ndër tjerash Gjinovci, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, ky ishte momenti kur duhej vepruar për ta kthyer në pronësi publike këtë kompani private.

“E drejtësia dhe "hajnat në burg" që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti. Mujte me zbatu drejtësinë edhe me korrektu faljen e 26 milionëve të 2012/2013. Kështu kish me vepru nji kryeministër i majtë, e jo me masa neoliberale siç e bone sot. Me këtë rast fjalën i/e majtë ju ftoj me hek nga vokabulari ju në Vetëvendosje”, ka shkruar Rron Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat