Serbia bllokon mallrat e Kosovës në kufi

Aktuale

Serbia bllokon mallrat e Kosovës në kufi

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:25
Ilustrim

(E plotësuar 11:30) - Mallrat e Kosovës janë bllokuar nga Serbia në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Burimet bëjnë të ditur se eksportuesit kosovarë që po i dërgonin mallrat e tyre në Gjermani dhe Zvicër nuk janë lënë të kalojnë as tranzit.

I kontaktuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se akoma nuk është i njoftuar me këtë zhvillim.

Klan ka kontaktuar edhe me Qeverinë e Kosovës po ende nuk ka ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

***

Mallrat e Kosovës janë bllokuar nga Serbia.

Kjo ka ndodhur në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Burimet bëjnë të ditur se eksportuesit kosovarë që po i dërgonin mallrat e tyre në Gjermani dhe Zvicër nuk janë lënë të kalojnë as tranzit.

Do të ju sjell më shumë informacione lidhur me këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat