Mehaj: Karakteri i ushtarakut tonë është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme

Aktuale

Mehaj: Karakteri i ushtarakut tonë është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:11
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se karakteri i ushtarakut të Kosovës është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme të kombit liridashës.

Ai në Forumin e Sigurisë me temën “Qasja për Zhvillimin e Karakterit në FSK”, e organizuar nga Qendra për Studime Universitare ‘Ëesley Clark’” e Akademisë së Mbrojtjes.

“Karakteri i ushtarakut tonë është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme të kombit tonë liridashës. Krahas aspekteve tjera të zhvillimit, në politikat tona për etikën ushtarake, me interes të veçantë është dhe do të jetë zhvillimi i mëtejmë i forcave të përkushtuara. Kjo do të arrihet duke u ofruar ushtarakëve tanë mundësi për zhvillimin ideal të karakterit, kompetencës dhe përkushtimit. 

(Mesazhi im nga fjala e sotme para ushtarakëve e pjesëmarrësve tjerë në Forumin e Sigurisë me temën: “Qasja për Zhvillimin e Karakterit në FSK”, e organizuar nga Qendra për Studime Universitare “ Wesley Clark” e Akademisë sonë të Mbrojtjes), ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat