Tensionet për ngritjen e pagave, ja çka po paralajmëron Kurti nga KEK-u

Aktuale

Tensionet për ngritjen e pagave, ja çka po paralajmëron Kurti nga KEK-u

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:29
Albin Kurti në ambientet e Termocentralit Kosova B

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, nga ambientet e Termocentralit Kosova B ka paralajëmruar takim me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Teksa u njoh nga afër me punën e prodhimit në Termocentralin Kosova B, Kurti tha se shumë nga masat për kursimin e energjisë elektrike varën nga puna e institucioneve të pavarura.

“Ne u kemi bërë thirrje qytetarëve duke pas parasysh të mirën e përgjithshme në këtë kohë dimri e krize energjetike, tash çfarë masash do të ndërmerren në vijim, unë nuk mund ta them sot por në të njëjtën kohë shumë nga këto masa. Shumë masa nuk janë cështje e qeverisë por e institucioneve të pavarura shterërore si puna e Zyrës së Rregullatorit për Energji”, tha Kurti.

Ai tha se takimin me kryetarin e BSPK-së do ta zhvillojë nesër në mëngjes.

“Ndërkaq unë nesër në mëngjes kam takim me me kryetarin e bashkimit të sindikatave të pavaraura të Kosovës dher me pas unë kam komunikim e do të zhvilloj takime edhe me degët, por njëherë me kreun. Kam komunikim e do të zhvilloj takim me degët por njëherë me kreun”, tha Kurti.

Kujtojmë se gjatë javës në Kuvendin e Kosovës pati debate të ashpra lidhur me Ligjin e Pagave dhe mostakimin e Kurtit me krerët e sindikatave në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat