SHBA e futi në listë të zezë, Qeveria e Kosovës shkëput kontratën me kompaninë në veri

Aktuale

SHBA e futi në listë të zezë, Qeveria e Kosovës shkëput kontratën me kompaninë në veri

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq

Zëvnedësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se i është shkëputur kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve në veri kompanisë RAD D.O.O, që është futur në listën e sanksioneve nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Durmishi ka shkruar se është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten dy kompanitë tjera.

“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”. Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka shkruar Durmishi.

Në komunikatën për media të Thesarit amerikan mbi sanksionet për grupin e krimit të organizuar në veri është edhe kompania Rad D.O.O e cila kontrollohet nga Radule Steviç.

Image
Njoftimi i Thesarit amerikan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat