Bisedohet për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Mal i Zi

Aktuale

Bisedohet për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Mal i Zi

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 21:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim, Osmani potencoi se dy vendet tona kanë raporte të mira fqinjësore, të cilat mund të avancohen edhe më tej, për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Po ashtu, ajo vuri në pah edhe afrinë që qytetarët e Kosovës e kanë me Malin e Zi, sa për shkak të lidhjeve familjare, po aq edhe për traditën e kalimit të pushimeve verore në Ulqin dhe në bregdetin malazez”.

“Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe për rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve për t’i luftuar tendencat dashakëqia, të cilat synojnë destabilizimin e rajonit. Osmani theksoi se malazezët në Kosovë kontribuojnë drejtpërdrejt në diversitetin shoqëror të Republikës së Kosovës dhe se institucionet e Kosovës do të angazhohen gjithnjë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre dhe të komuniteteve të tjera në vend”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat