Byroja Kosovare e Sigurimit lanson sistemin INSUREX – Inovacion ne Industrine e Sigurimeve

Aktuale

Byroja Kosovare e Sigurimit lanson sistemin INSUREX – Inovacion ne Industrine e Sigurimeve

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:23
Sistemi INSUREX

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) sot edhe zyrtarisht lanson sistemin INSUREX një inovacion në Industrinë e Sigurimeve në vendin tonë.

Gjatë prezantimit të sistemit, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Sami Mazreku ka thënë se prej sot, Byroja Kosovare e Sigurimit, në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve dhe kompaninë Quantix (si zhvilluese e softuerit), kalojnë në sistemin e ri informativ të lëshimit të policave të detyrueshme ligjore TPL dhe TPL Plus dhe menaxhimit të dëmeve respektive.

“Sistemi i ri elektronik, vjen si rrjedhojë e natyrshme e riorganizimit të byrosë, me qëllim të promovimit, avancimit dhe hapjes së mëtutjeshme të Industrise së Sigurimeve. Në kuadër të këtij riorganizimi është krijuar funksionalizuar edhe Qendra Informative, e cila do të merret me menaxhimin e sistemeve elektronike dhe avancimin e agjendes digjitale, me qëllim të ofrimit sa me të mirë të shërbimeve të sigurimit për industrinë dhe qytetaret”, ka thënë drejtori Mazreku.

Ai më tutje ka bërë të ditur se pas më shumë se një viti zhvillimi intenziv te sistemit, te dhjetera takimeve dhe grupeve punuese nga kompania implementuese, industria e sigurimeve, Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe institucionet relevante te Republikes se Kosoves, si QRA – Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, Agjencia per Regjistrimin e Bizneseve, Administrata Tatimore e Kosoves, Agjensioni Kadastral te Kosoves dhe te tjera, ne vijme me nje sistem modern elektronik, te zhvilluar me metodologjite dhe teknologjite me moderne te kohes, i bazuar ne ligjet e vendit dhe ato nderkombetare per mbrojtjen e informacionit, privatesise dhe sigurise se larte, i cili do te na lejoj te punojme me shpejte e me shume ne drejtim te avancimit te tregut te sigurimeve ne vend.

Ai në fund ka bërë të ditur se gjate vitit 2022 do të ketë edhe shumë risi që për qëllim kanë lehtësimin e punës si për qytetaret, ashtu edhe për Industrinë e Sigurimeve në Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat