Shasha ironizon me Ramën, Vuçiqin dhe Zaevin: Çfarë grupi i lezetshëm është mbledhur

Aktuale

Shasha ironizon me Ramën, Vuçiqin dhe Zaevin: Çfarë grupi i lezetshëm është mbledhur

Nga: G.B Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:45
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Demush Shasha nga Instituti Epik ka reaguar lidhur me takimin që po mbahet në Tiranë në kuadër të projekt “Open Balkan”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke e quajtur grup të lezetshëm treshen e liderëve Rama-Vuçiq-Zaev, përcjell Bota sot.

Për Zaev ka thënë se është kryeministër në ikje, Rama një Kryeministër që organizon zgjedhje pa opozitë dhe Presidenti më autokrat i rajonit.

Postimi i tij i plotë:

Çfarë grupi i lezetshëm është mbledhur. Një Kryeministër në ikje, një Kryeministër që organizon zgjedhje pa opozitë dhe Presidenti më autokrat i rajonit janë mbledhur të diskutojnë të ardhmen e demokracisë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat