Publicisti paralajmëron Qeverinë e Kosovës: ‘Dhuratat’ që vijnë nga Beogradi, duhet…!

Aktuale

Publicisti paralajmëron Qeverinë e Kosovës: ‘Dhuratat’ që vijnë nga Beogradi, duhet…!

Nga: A.M. Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:59
Aleksandar Vuçiq

Publicisti Emin Azemi ka reaguar në lidhje me projektin e “Ballkanit të Hapur”.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se ky projekt së pari është politik, pastaj ekonomik.

Gjithashtu, Azemi u shpreh se “të gjithë ata që e e mbështesin BALLKANIN E HAPUR, në fakt legjitimojnë politikat hegjemoniste e gjenocidale të Serbisë kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve në jug të Serbisë.....”.

Postimi i plotë

Serbia si shtet po e negocon idenë e BALLKANIT TË HAPUR me Kosovën brenda. Pra, përfundimisht duhet ta kuptojnë të gjithë ata që kanë iluzione mbi këtë ide, se ky projekt është politik e pastaj ekonomik. Por politika do të jetë ajo që do ta pamundsojë jetësimin e këtij projekti.

Cila politikë?

- Politika e mohimit të Kosovës si shtet nga ana e Serbisë...

Pse Serbia nuk po e heq Kosovën nga Kushtetuta e saj dhe të fillojë të sillet evropiançe ndaj raporteve Beograd-Prishtinë?

Pse Vuçiqi është i interesuar kaq shumë për BALLKANIN E HAPUR, dhe kaq pak për një shtendosje të raporteve me Kosovën?

A mund të ketë BALLKAN TË HAPUR me një Kosovë të sabotuar nga Serbia, duke tentuar për çdo ditë që ta bëjë sa më jofunksionale atë.

Tendenca për bosnjizimin e Kosovës dhe BLLKANI I HAPUR , nuk shkojnë bashkë?

Moskërkim falja e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë dhe BALLKANI I HAPUR, nuk shkojnë bashkë....

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbinë e Jugut, pastrimi i heshtur etnik që po bëhet në këtë pjesë dhe BALLKANI I HAPUR nuk shkojnë bashkë...

Të gjithë ata që e e mbështesin BALLKANIN E HAPUR, në fakt legjitimojnë politikat hegjemoniste e gjenocidale të Serbisë kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve në jug të Serbisë.....

BALLKANI I HAPUR është projekt politik, kurse ekonomia përdoret vetëm si karem për tu dukur ky projekt si karamel!

Çdo ide, madje edhe dhuratat që vijnë nga Beogradi, duhet shikuar me rezervë.

Me kalimin e kohës gjërat ndoshta do të ndryshojnë, por aktualisht ky është realiteti.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat