“Një 10% i Trustit ka me kërcitë se shpejti!”/ Aktori i njohur jep paralajmërimin?

Aktuale

“Një 10% i Trustit ka me kërcitë se shpejti!”/ Aktori i njohur jep paralajmërimin?

Nga: M.L. Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ua kishte mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10% të kursimeve të tyre nga TRUST-i.

Kjo ishte pritur mjaft mirë nga shumë qytetarë të Kosovës, derisa një pjesë e tyre si të papunë nuk patën mundësi ta gëzojnë këtë të mirë nga shteti.

Në kohën kur Kosova po përballet me një krizë energjetike e po ashtu edhe ekonomike për shkak të ngritjes së çmimeve, ideja për një pjesë tjetër të 10% nga trusti është përhapur shumë në opinion.

E në formë shakaje, me këtë ide është marr sot edhe aktori Fatmir Spahiu-bufi, i cili ka shkruar në Facebook se “po ia ndjen zemra” që një 10% do të ndodhë së shpejti.

“Zemra po ma ndjen që një 10% i Trustit ka me kërcite se shpejti!”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Ky postim ka marrë mijëra pëlqime, që nënkupton se qytetarët do ta mirëprisnin një vendim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat