“Miliarderit Behgjet Pacolli iu ka pi ni cigare dhe e ka lutë Radojen me ia dhezë”/ Liri Loshi ironizon me Pacollin

Aktuale

“Miliarderit Behgjet Pacolli iu ka pi ni cigare dhe e ka lutë Radojen me ia dhezë”/ Liri Loshi ironizon me Pacollin

Nga: M.L. Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 18:01
Liri Loshi

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ditë më parë ka sqaruar takimin e tij në një jaht në Budva me disa eksponentë të Listës Serbe, ndër ta edhe Milan Radojcic që u sanksionua së fundi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pacolli thotë se nuk e ka njohur fare Radojçiçin dhe shton se takimi me ta ka ndodhur pasi e kishte thirrur në tavolinë Goran Rakiq, atëkohë kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore.

Pas kësaj deklarate të Pacollit ka reaguar, publicisti Liri Loshi. Ai ka ironizuar me Pacollin duke thënë se tregimi i tij është një përrallë e mirë për fëmijë.

“Miliarderi Behgjet Pacollit iu ka pi ni cigare edhe kur ka dashur me e dhezë ka këqyr neper xhepa me e gjete shkrepsën. Këqyr, këqyr nuk ka shkrepsë! Merreni me mend miliarderi me cigare ne xhep e pa shkrepsë! Në atë moment njeriu i parë që e ka hasur ka qenë Radojqiqi! Edhe Begja jonë i madhi ka shku dhe e ka lutë Radojen me ia dheze cigaren! Shume përrallë e mirë me ua tregu fëmijëve të vegjël kur nuk i merr gjumi. Ama unë nipave dhe mbesave të mia nuk ua kisha tregu as si përralle. Ju mundeni me ua tregu tuajve, nëse doni. Miliarderi pa shkrepsë në xhep!!! Miliarderi shqiptar që i duhet një Radoje me ia dhezë cigaren. E masanej fjalë e muhabet e fotografi që flasin vet”, ka shkruar Loshi në Facebook.

Ai e ka ndërlidhur këtë rast me një rast tjetër të viteve të 80-ta.

“Një tjetër tregim i ngjashëm me këtë është ai i një profesorit tim të Fakultetit të Mjekësisë. Shumica e kolegëve të mi e dinë për ke e kam fjalën. Nuk ia përmend dot emrin, sepse nuk jeton më. E kishte nënshkruar Apelin 215 te intelektualëve shqiptarë të Kosovës qe ishte në përkrahje të minatorëve grevistë dhe të gjithë atyre që iu bashkuan aktivisht kërkesave të tyre ne shkurt te vitit 1989. Por, kur e pyeten eprorët e tij komunistë, lojale të regjimit te Millosheviqit dhe të Rrahaman Morines se si ishte e mundur që nënshkrimi i tij të gjendej aty, profesori kishte thënë se kishte qenë i pitë!!!”, tregon Loshi.

“Behgjeti nuk ka qenë i pitë. Behgja ka qenë esull, por iu ka pi shume ni cigare. Craving for a cigarette! Shyqyr që në atë moment i ka ardhë dëshira për një cigare se me e pas rrokë për ndonjë punë tjetër prape kish përfundu te Radojqiqi!”, shkruan ai.

Ndryshe, më poshtë ju sjellim deklaratën e Pacollit lidhur me këtë takim.

Kam shkuar aty dhe e kam parë Radojçiçin dhe aq naiv kam qenë nuk e kam njohur Veselinoqivin. Jam ankoruar me jaht në Budva. Dhe në momentin kur kemi ardhur është kogja një kohë që deri sa të vjen jahti e të lidhet është një koxha kohë. Kam dalë me shoqen dhe fëmijët. Është një restorant aty afër. Afër jahtit tim ishte një barkë. Nuk ishte jaht ishte shumë i vogël. Isha afër dhe vjen kryetari i Mitrovicës Rakiq dhe thotë eja se të kam ruajtur vendin. Okej edhe i thashë a te thirri Agimin. E kam thirrur Agim Bahtirin se më ka thënë që kur të vish në Mitrovicë do ta takosh Rakiqin. Unë nuk e kam ditur se do të qëllojë ai aty. Atëherë u halitsha pak pija cigare. Nuk kisha shkrepsë dhe kam hyrë aty e dini ku parkohen jahtet. Është moli aty. Më thonë pije një pije. Jam ulur. E kam njohur prej fytyrës që kanë qenë dy deptuetë tjerë serbë edhe sot nuk i di kush janë. Në moment vjen ky, më vonë e kam marrë vesh që është Radojcic. Më përshëndet dhe më fol perfekt shqip. Dhe i thashë ti shqiptar je? Ai qeshi. E kam marrë se është shqiptar se ka folur në dialektin më të mirë shqip nuk e di si flitet më mirë shqipja. Më tutje kam shkuar se më ka kërkuar fëmija picë. Më duket ka qenë 2018, nuk e di sigurt. Është interesant që këtë Radojcicin e kam parë më vonë. E kam marrë vesh kush është. Më tha ‘Behgjet nuk më njeh’ dhe kam thënë tash po e di kush je”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat