Kush e bindi Avdullah Hotin që Kosova të jetë pjesë e Mini Shengenit?

Aktuale

Kush e bindi Avdullah Hotin që Kosova të jetë pjesë e Mini Shengenit?

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 21:49
Avdullah Hoti

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në kohën sa ishte kryeministër, e kishin bindur që edhe Kosova të jetë pjesë e iniciativës asokohe Mini Shengen e tash Ballkani i Hapur.

“Nuk është mirë që nuk u arrit procesi i Berlinit në disa prej objektivave që kishte ky proces, që ta rris bashkëpunimin në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe kështu është kornizuar si proces në mënyrë që këto vende të rrisin bashkëpunimin, të përgatiten për integrim në Evropë”, tha ai.

Dhe sipas tij, pastaj lindën, “nuk po e them ide paralel, por të tjera dhe fillimisht ne kemi pasur disa kundërshtime me radhë. Është shtruar si nevojë që sa unë isha kryeministër t`i bashkohemi kësaj nisme dhe kemi pasur argumentet tona se si do të duket çfarëdo nisme regjionale”

“Dhe pasi kemi marrë disa garanci se Kosova do të trajtohet plotësisht e barabartë në këtë nismë dhe do ta kemi fjalën tonë përfundimtare për proceset e kësaj nisme dhe me faktin që u hoqën disa elemente, që mendohej në fillim që po diskutohej për unionin doganor para disa viteve, u hoqën ato prej tavolinës dhe me inisistimin e partnerëve tanë, SHBA kryesisht dhe ne si qeveri pranuam të jemi pjesë e kësaj nsime dhe kjo u bë përmes marrëveshjes së Uashingtonit me 4 shtator”, ka rrëfyer Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat