Ekonomisti Gërxhaliu “godet” për shitjen e thëngjillit në vendin fqinj

Aktuale

Ekonomisti Gërxhaliu “godet” për shitjen e thëngjillit në vendin fqinj

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 13:02
Safet Gerxhaliu

20 vjet më parë, Kosova e humbi betejën për energji elektrike kur u humb mundësia për të ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese, edhe për shkak të politizimit të gjithë situatës, tha analisti ekonomik Safet Gerxhaliu.

Gërxhaliu shpjegon se “Kosova është vendi më i pasur me rezerva të thëngjillit dhe është e çuditshme që eksporton thëngjill dhe importon energji elektrike”.

“Si është e mundur të mbrohet Kosova nga dioksidi i karbonit nëse Serbia ka 6000 megavat prodhim të qymyrit, 280 megavat në Malin e Zi dhe 670 megavat në Prilep të Maqedonisë”, tha ai.

Sipas Gërxhaliut, nuk mund t’i kërkohet Kosovës të kërkojë burime të tjera, alternative, të energjisë, përderisa vendet e rajonit prodhojnë energji përmes thëngjillit.

Gerxhaliu thekson se ekonomistët kanë paralajmëruar krizë ekonomike pas pandemisë së koronavirusit, por shpreson që ajo të jetë e përkohshme.

“Kosova duhet ta dijë se ku do të jetë me energjinë në vitet 2030-2040”, u shpreh Gerxhaliu.

Sipas tij, është paradoks i madh që në situatën kur Kosova ka problem me rrymën, presin nënshkrimin e marrëveshjes për eksportin e tre milionë tonëve thëngjill në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat