Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme që tronditi Mitrovicën.
Gramos Rexha dhe Muhamet Hasani janë personat që vranë 68 vjeçarin në marketin e tij derisa hynë për të plaçkitur.
Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht fotografitë e të dyshuarve.
Në të majtë Gramos Rexha me këmishë, kurse në anën tjetër Muhamet Hasani.
Ali Maloku mbeti i vdekur pasi mori dy plagë të rënda.