Tejkalimi i planit të buxhetit nga ATK-ja, Murati: Mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët

Aktuale

Tejkalimi i planit të buxhetit nga ATK-ja, Murati: Mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:55
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka cilësuar një vit të suksesshëm tejkalimin e planit të  buxhetit të rishikiar nga ATK-ja.

“Një rezultat i tillë përveç që nënkupton një konkurrencë të barabartë, një performancë  e tillë i mundëson Qeverisë të ketë edhe të hyra më shumë për programe zhvillimore dhe mbështetje për qytetarët drejtpërdrejt”, tha Murati.

Derisa ka inkurajuar bizneset të formalizohen dhe të lëshojnë kuponë fiskale, siç janë edhe restorantet dhe biznese të tjera nëpër fshatra.

Ndërsa, nuk ka treguar për shkallën e papunësisë në vend.

Në një konferencë për media të përbashkët me drejtorin e ATK, Murati tha se edhe të hyrat nga kriptovalutat nga ky vit do të jenë të tatuara nga shteti.

Murtezaj ka mohuar se rritja e çmimeve në këtë vit ka ndikuar në rritjen e të hyrave për këtë vit  në ATK.

ATK gjatë këtij viti ka inkasuar 591.4 milionë euro ose 35.4 milionë euro më shumë se plani vjetor, ndërkaq 124 milionë euro më shumë se në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat